Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore.

Pasi u përplas me biçikletën dhe këmbësore , makina u përplas më pas  me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy perosnat e  dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që grupi hetimor ka shkruar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LAJM NE PERDITESIM…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re