Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Kosova” ku drejtuesi i mjetit me inicialet M.H. ka përplasur një 10-vjeçar që po ecte me biçikletë.
Nga raportimet thuhet se 10-vjeçari ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/shqip
