Një 50-vjeçar humbi jetën mëngjesin e së premtes ne Tropoje, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, u përplas me një kamion mallrash.
 
Viktima është Deme Uruçi nga Bajram Curri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8:00 në fshatin Dushaj, ndërsa të aksidentuar janë punëtorë të HEC-it të Fierzës.
 
Uniformat blu bëjnë me dije se një nga punëtorët është në gjendje të rëndë. Grupi hetimor nisi hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re