Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit,në lagjen “Uznovë”.Mjeti,tip Mercedez Benz,me targa AA 995 VD,ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e Zagores.

Mësohet se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi, e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, familjarët e saj. Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit Rajonal Berat,por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve të Policisë Rrugore për ti marrë deklaratat në lidhje me aksidentin.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit,që sipas burimeve paraprake në vendngjarje mendohet se mjeti ka qënë me shpejtësi dhe ka rrëshkitur e më pas ka rënë në kanal gjatë një frenimi të fortë.

Policia nuk mund të konfirmojë dot nëse drejtuesja e mjetit,Drejtoresha e Kadastrës së Beratit,ka qënë apo jo nën efektin e alkolit në drejtimin e mjetit pasi pritej që testi i alkoolit ti bëhej në spital por ajo ka lënë ambjentet e spitalit dhe është larguar./ Vizion Plus

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re