Një automjet ka përplasur një 48-vjeçar këtë të mërkurë në aksin rrugor Vlorë-Kotë. Mësohet se këmbësori i aksidentuar është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.