Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në afërsi të Babicës në Vlorë.

 

Motomjeti me të cilin udhëtonte I plagosur është përplasur nga një automjet tip ‘benz’ me drejtues një 59-vjeçar.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re