Skip to content

Aksident në Vlorë/ Dërgohet në spital dy të rinj që u përplasën në bulevard

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti në Vlorë.

 

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Ismail Qemali’.

 

E reja u përplas nga një 19 –vjeçar që drejtonte një motomjet.

 

Të dy të rinjtë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi A. Ç., 19 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar shtetasen I. J., 17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në spital është dërguar edhe drejtuesi i motomjetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë