Skip to content

Aksident në Vlorë/ Makina përfundon në lokal, dy të plagosur

 

Dy automjete janë aksidentuar këtë të dielë në Vlorë. Raportohet se ngjarja është shënuar në një kryqëzim pranë ish Shtëpisë së Oficerëve.

 

Si pasojë e aksidentit, një nga automjetet e përfshira ka përfunduar brenda një lokali.

 

Mësohet se janë plagosur dy persona dhe janë transportuar në spital.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.

 

Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.