Një aksident rrugor është regjistruar në Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motor që ishte në lëvizje.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re