Home SHQIPERIA Aksident në Vlorë, makina përplas tre mjete të tjera

Aksident në Vlorë, makina përplas tre mjete të tjera

0

Një aksident i rëndë ndodhi në rrugën transballkanike në qytetin e Vlorës pasditen e kësaj të diele, ku katër makina janë përplasur me njëra – tjetrën.
 
Sipas policisë njëra nga makinat është përmbysur, ndërsa si pasojë e aksidentit janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia bën me dije mjeti tip ‘bmw’, ishte përgjegjës për aksidentin.
 
Për shkak të shpejtësisë tepër të lartë, shoferi ka humbur kontrollin, duke përplasur 3 makinat e tjera që ishin të parkuara. Burime nga spitali i qytetit bregdetar të Vlorës, bëjnë te ditur se gjendja e shoferit të plagosur është e rëndë.