Subscribe

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të  hëne në zonën e Lungomares, në Vlorë. Një makinë është përplasur me pemën dhe për pasojë një person ka mbetur i bllokuar brenda në mjet.

 

Kanë qenë efektivët zjarrfikës ata të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e personit, drejtues i mjetit.

 

Nga goditja me pemën,shoferit i ishte bllokuar këmba në mjet e pas nxjerrjes, ai është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjeksore.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës.

 

Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re