Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Vlorë.

 

 

Të tre personat kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin mjet ndërsa drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të rrugës.

 

 

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore.

 

 

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M,  ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re