Skip to content

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, përfundon në spital një prej pasagjerëve

640 0 makine policie 1

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç.

Në automjetin me drejtues shtetasin D. D. ndodheshin 5 pasagjerë, një prej të cilëve është transportuar në spital dhe, pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar.

Dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.