Një aksident është regjistruar këtë të hënë në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, Vlorë. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë janë lënduar pasagjerët që ndodheshin në automjetin që drejtohej nga një 59-vjeçar, banues në Itali.

 

Dy të dëmtuarat, bashkëshortja dhe vajza e 59-vjeçarit, po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re