Një aksident është shënuar në Vorë rreth orës 10:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure.

 

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një oficere e policisë rrugore, e cila ka qenë në shërbim.

 

Oficerja e policisë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Vorë/Informacion paraprak

 

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re