Skip to content

Aksident në zonën e Brrylit në Tiranë, shoferja përplas kalimtarin, i lënduari dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, shoferja me iniciale S.N ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 55 vjeç i cili është dërguar me ambulancë për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.02.2022, tek Brryli, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb