Një automjet është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit në Durrës. Nga të dhënat paraprake mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

I plagosur ka mbetur pasagjeri i mjetit. Shkak i këtij aksidenti mendohet se është shpejtësia e lartë me të cilën drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë në këtë rrethrrotullim.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re