Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme përballë Ambasadës Amerikane tek rruga e Elbasanit, në kryeqytet.
Bëhet me dije se sipas informacioneve për mediat, dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra tjetrën.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Si shkak i aksidentit, është bllokuar rruga duke krijuar trafik. Policia mbërriti në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
/faxweb
