Një aksident i pazakontë është regjistruar sot afër Kryeministrisë. Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh.

 

Këta të fundit kanë mbetur të plagosur.

 

Mësohet se ‘Benz’-i ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga Liceu te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur çiftin.

 

Ndërkohë, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para, në automjet ishin dy djem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re