Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit. Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrapi”, në lagjen “30 Vjetori”, ku nga përplasja ka dëme materiale dhe lëndime të lehta, të personave që ndodheshin brenda mjeteve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re