Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë, ku mjeti ka përplasur rëndë një grua.

Mësohet se gruaja ka qenë duke ecur në këmbë, në momentin që është përplasur, dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re