Ilustruese
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë rrugës së Durrësit në Tiranë, ku makina ka përplasur një fëmijë 6-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Mjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet A.A, i cili nuk dihet nëse është ndaluar apo jo nga ana e policisë.
“Më datë 20.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën
kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë lidhur me aksidentin e ndodhur.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
