Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e 5 majit në Tiranë.

 

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur 3 persona.

 

Deri tani nuk dihet mosha apo identiteti i personave të lënduar, të cilët ndodhen ën spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re