Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm tek diga e Liqenit artificial në Tiranë ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Mësohet se e plagosura, 60-vjeçare është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia për tu marra në pyetje.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re