Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e sotme tek rrethrrotullimi i Saukut

 

Policia njofton se nga aksidenti është plagosur vetëm njëri nga shoferët, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë blutë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re