Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në rrethinat e Tiranës. Sipas policisë, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, shtetasi N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re