Një aksident rrugor ndodhi mesditën e kësaj të diele në Tiranë në zonën e Laprakës. Një 55-vjeçare u përplas nga një automjet teksa po kalonte nga njëri krah i rrugës “Dritan Hoxha”, në tjetrin. Ndonëse kalonte tek vijat e bardha mësohet se ajo tentoi te kalonte rrugën ne një kohe qe semafori e ndalonte.
 
Gruaja sipas policisë u transportua menjëherë në spital ku pas ndihmës se pare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti në vendngjarje shoqëroi drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Riza Kamberi 73 vjeç ndërsa hetuesit thanë se shkak i aksidentit u bë prerja e rrugës nga ana e kalimtares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re