Shpejtësia tej normave të lejuara dhe errësira ne rruge merr një tjetër jetë.

 

Një 35-vjeçar gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e automjetit me të cilën udhëtonte, duke dale nga rruga. Për pasoje makina u përplas me pemët anës rrugës Shengjin-Kune.

 

Aksidenti ndodhi ne orët e vona te mbrëmjes se te hënës ne vendin e quajtur Ura e Merxhanit, ndërsa viktime mbeti Ermir Rroku.

 

Ne momentin e aksidentit 35 vjecari lëvizte me një mjet tip golf në drejtim të zonës së Kunës.

 

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme te Rrokut, i cili ishte emigrant në Itali dhe ishte kthyer për pushime pranë familjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re