Skip to content

Aksident tragjik, mjeti përplas për vdêkje 33-vjeçaren

Një aksident me vdêkje ka ndodhur këtë mesditë në Roskovec, ku një 43-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij një 33-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vend.

E reja që ka humbur jetën ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur është përplasur nga mjeti tip “Fiat”. Policia vijon hetimet lidhur me shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda.

“Sot rreth orës 12:10, në Roskovecë, shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdêkjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton Policia.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb