Skip to content

Aksident tragjik në Berat/ Ndërron jetë një 34-vjeçar, plagosen rëndë dy të tjerë (Emrat)

900 0 1701116595xaksident naten 1 650x358 943 1

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat–Poliçan, në afërsi të fshatit Vodicë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas informacionit paraprak, automjeti tip “Porsche” në të cilin udhëtonin tre të rinj, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar jashtë traseve të rrugës.

Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje Endri Vrushaj, 34 vjeç, ndërsa dy pasagjerët, Alban Elezi dhe Gisi Shehu, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me grupin hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik. Dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka qenë shkaku kryesor i daljes nga rruga, por hetimet janë në vijim.