Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushës-Krujës, në afërsi të fshatit Borizanë.

Paraprakisht dyshohet për tre të vdekur dhe një i plagosur në gjendje të rëndë.

Dyshohet se në një makinë që udhëtonte me shpejtësi të lartë ishin katër të rinj.

Automjeti me të cilën udhëtonin të rinjtë është përplasur me një kamion, çka ka shkaktuar pasoja fatale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re