Një aksident me një të vdekur dhe tetë të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, u regjistrua këtë të enjte në Greqi.

 

Aksidenti sipas meidave greke, u regjistrua orët e para të mëngjesit në rrugën Egnatia ku një automjet që po udhëtonte drejt Selanikut u përplas me një makinë që po përgatitej të transportonte emigrant të paligjshëm.

 

Të plagosurit u transportuan menjëherë në Sismanoglio, ndërsa njëri prej tyre, i plagosur më rëndë, u dërgua me shpejtësi në spitalin Alexandroupolis.

 

Mosha e të plagosurëve varion nga 17 deri në 30 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re