Skip to content

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën shqiptari/EMRI

640 0 1742133556xfghfghfgh 3 848

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën. Bëhet e ditur se Gentian Kamberi, 47 vjeç, nga Tirana, drejtonte mjetin taxi kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.

Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.