Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në mënyre tragjike ne Itali, pasi është përplasur nga një furgon në orët e para të mëngjesit një ditë më parë (1 mars).

Mësohet se një 41-vjeçar, drejtues i fugonit ka përplasur të riun shqiptar përgjatë rrugës Appian-Terracina në hyrje të qytetit, rreth orës 5.

Sipas mediave italiane, 41-vjeçari ka dëshmuar se furgoni i tij ka goditur pranë një mbikalimi diçka që nuk ka mundur ta deshifrojë menjëherë për shkak se dukshmëria e rrugës nuk ishte e qartë, dhe pasi ka udhëtuar disa metra është kthyer mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Më pas ai ka konstatuar trupin e të riut të shtrirë në anë të rrugës.

Pas aksidentit 41-vjeçari është dorëzuar në polici dhe ka dëshmuar gjithçka kishte ndodhur.

Karabinierët janë angazhuar aktualisht në hetimet e nevojshme për të rindërtuar me saktësi dinamikën e aksidentit, si dhe për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re