Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së enjtes në komunën e Piemontes në Itali.

Viktima, sipas mediave fqinje, është K.Terniqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në një rrugë që lidh Tortona me Pontecurone.

31 vjeçari shqiptar jetonte në Rho, Lombardi dhe lëvizte me motor kur u përplas me një makinë.

Dy mjetet udhëtonin në të njëjtin kah të rrugës, kur automjeti që drejtohej nga një vajzë 24-vjeçare u kthye djathtas dhe motori përfundoi poshtë, ndërkohë që po tentonte të parakalonte.

31-vjeçari mësohet se u përplas disa metra larg në rrugë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko