Një aksident rrugor është kthyer në një tragjedi të rëndë për një familje emigrantësh shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali.

Tre automjete janë përplasur e hapja e airbag i ka shkaktuar vdekjen djalit të tyre dy muajsh.

Sipas mediave italiane tre automjetet janë përplasur mbrëmjen e djeshme në Piza.

Në një nga automjetet udhëtonte familja shqiptare me dy fëmijë të vegjël.

Vogëlushi dy muajsh ndodhej në karrocën e tij në sediljen pranë shoferit, (babait) ndërsa nëna me fëmijën tjetër ishin ulur në sediljet e pasme.

Përplasja nga aksidenti rrugor ka provokuar hapjen e airbag i cili i ka shkaktuar vogëlushit 2 muajsh trauma të forta në kokë e në gjoks.

Me gjithë ndihmën e mjekëve ai ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e Pizës.

Mjeti me të cilën udhëtonte familja shqiptare ishte i tipit Fiat 500.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re