Dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Montorio Romano në Itali.

Sipas mediave italiane viktima janë Dante Cappai 23-vjeç dhe Erik Vuka 25-vjeç me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në veri të kryeqytetit. Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë u përplas me murin rrethues të varrezave.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u gjendën menjëherë në vendngjarje por nuk mundën të shpëtonin dy të rinjtë nga vdekja. Vuka u transportua me ambulancë në gjendje kritike dhe ndërroi jetë pak minuta pasi u dërgua në spitalin Grottarossa.

Autoritetet italiane tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e plota që shkaktuan aksidentin tragjik.