Një aksident tragjik është regjistruar gjatë orëve të natës në rrethinat e Tiranës, duke i marrë jetën dy vajzave 17 vjeçare.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër të Bërzhitës kur një automjet drejtuar nga një 18 vjeçar nga dalë nga rruga duke u përplasur me dy pemë, duke lënë pas përveç dy viktimave edhe tre të plagosur, përfshirë drejtuesin e mjetit dhe dy 14 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re