Skip to content

Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi i linjës Tiranë-Berat, humbin jetën dy persona

WhatsApp Image 2026 06 30 at 15.30.37

Si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën Tiranë-Durrës kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku pas përmbysjes pasagjerët mbetën të bllokuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.

Autobusi i përket linjës Tiranë-Berat.