Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku janë përfshirë tre automjete, fatmirësisht pa të lënduar. Report Tv raporton se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Sukthit, në autostradë.

Kjo ka sjellë rëndim të trafikut për disa minuta, por që me zhvendosjen e makinave, është liruar pas disa minutash. Shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, për të cilat edhe janë gjobitur tre drejtuesit.

Durrësi është “pushtuar” këtë të diel nga qindra qytetarë, kryesisht nga Tirana, që kanë zgjedhur pikërisht qytetin bregdetar për të kaluar këtë fundjave me diell.