Një aksident me tri makina të përfshira sapo është regjistruar te Kthesa e Kamzës, në Tiranë.

Ende nuk ka raportime për persona të lënduar, por siç shihet në pamjet e mëposhtme përplasja ka qenë e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re