Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash pasditen e sotme në Tiranë. Nëj mjet ka humbur kontrollin tek rrethrrotullimi i Saukut por ka vetëm dëme materiale.

Ndërsa te Brryli, një biçiklist është aksidentuar nga një mjet dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacione paraprake

Me datë 18.06.2020, rreth orës 16:50, tek Rrethrrotullimi i Saukut, një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku ka vetëm deme materiale.

Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:56, tek Brryli, mjeti me drejtuese shtetas M.N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re