Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Vlorës, në rrugën transballkanike. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke dalë nga rruga. Për pasoje në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera.
 
Sipas policisë, ka mbetur e plagosur rende nje grua, e cila udhëtonte ne një prej makinave. Ajo është dërguar me urgjence për ne spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet nen kujdesin e mjekëve. Shkak dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej drejtuesve dhe shpejtësia e lartë.
 
Ndërsa ne Fier një 61 vjeçar mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një 69 vjeçar që udhëtonte me motor. I plagosuri u dërgua me urgjencë për ne spitalin e traumës ne Tiranë, ndërsa policia arrestoi 69 vjecarin Vangjel Goca. Ky i fundit drejtonte motorin pa targa dhe ishte pa leje drejtimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re