Në një intervistë për “Faxnews” ish-kreu i Policisë, Arben Hajdarmataj foli për situatën tragjike në vend që lidhet me aksidentet me pasojë vdekje dhe krimet mafioze apo edhe ato brenda familjes.

Mbi krimin e ndodhur ditët e fundit në Astrit ku për pasojë humbën jetën dy motra pasi u qëlluan me automatik nga shtetasi  Përparim Ademi 59-vjeç, i cili bashkëjetonte  me njërën prej motrave pasi dyshonte se e tradhtonte me dikë tjetër, Hajdarmataj shprehet se këto konflikte mund edhe të parandalohen nëse strukturat e policisë bëjnë punën siç duhet në terren.

Ish-kreu i Policisë shton se kjo ngjarje ka pasur një sërë elementësh më përpara të një konflikti të hershëm dhe se mund të bëhej parandalimi i vrasjes dyfishe nëse forcat blu do të merrnin më tepër informacion dhe të viheshin në lëvizje.

“Bilanci tragjik me humbje e  jetës duke filluar nga aksidente e deri tek vrasjet e tipit mafioz e deri ditët e fundit tek vrasja e dyfishtë të dy motrave, nga një person me të kaluar të dyshimtë.

Një vrasje e cila mund të ishte parandaluar nëse do të kishte pasur një vëmendje, për shkak të mënyrës si ka ndodhur pasi dihet që ky konflikt në atë familje ka qenë i vazhdueshëm, ndoshta ndërhyrja e  Policisë së Shtetit  do të kishte bërë të mundur parandalimin e kësaj vrasje.

Kur themi parandalim, policia ka për objekt pune parandalimin e krimit i të gjitha llojeve, krimi i vrasjes është krimi më i rëndë që mund të ndodhë. Policia duhet të marri informacione edhe në rastin e konflikteve ne pretendojmë dhe e ngarkojmë policinë e shtetit edhe me përgjegjësi kur nuk merr informacion për konflikte brenda familjes si në rastin në fjalë.

Sipas informacioneve që qarkullojnë ka pas elementë të dhunës dhe nëse do kishte qenë policia e vëmendshme mund ta kapte këtë situatë brenda kësaj familje, ku momentin që ndërhyjnë strukturat e shtetet atëherë bëhet edhe parandalimi e krimit”,– u shpreh Hajdarmataj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re