Skip to content

Aksidentet, dy viktima në fundjavë/ Në Tiranë humb jetën 22-vjeçarja. Në Elbasan, vdes një grua 58-vjeçe

Dy persona humbën jetën në aksidentet rrugore që ndodhën këtë fundjavë.

 

Sot rreth orës 13:00, në vendin e quajtur, Kthesa e Valiasit, një vajzë 22-vjeçare ndërroi jetë pasi automjeti që drejtohej nga babai i saj u godit nga një makinë.

 

Aksidenti tjetër, ndodhi më herët në autostradën “Elbasan – Tiranë”, ku një 60-vjeçar, në gjendje të dehur, përplasi për vdekje një grua 58- vjeçare, e cila  ishte pasagjere në mjet.

 

Ndërsa shoferi së bashku me dy pasagjerë të tjerë që gjendeshin në mjet, morën plagë të ndryshme, por janë në spital jashtë rrezikut për jetën.