Aksidentet e shpeshta të urbanëve në Tiranë kanë “detyruar” policinë që të ushtrojë kontrolle të shtuara ndaj shoferëve.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë shtuar kontrollet dhe testet e befasishme të alkoolit për drejtuesve të autobusëve për të rritur sigurinë e transportit publik në kryeqytet.

Policia Rrugore e Tiranës:
Vijojnë kontrollet e dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Aksion blic dhe kontrolle të befasishme në mjetet e transportit publik, për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.
Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.
Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 15 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re