Tre segmente rrugore në veri të vendit dhe dy të tjera në jug, janë vendet ku kanë ndodhur më shumë aksidente në Shqipëri, sipas një analize të të dhënave nga Open Data Albania përgjatë viteve 2014-2020.

Akset rrugore Shkodër- Lezhë, rruga që lidh Lushnjen me Beratin si dhe ajo Pogradec- Korçë, janë segmentet më të rrezikshme për të udhëtuar . Sipas të dhënave përgjatë 7 viteve, personat që aksidentohen më së shumti i përkasin fashës së të rinjve, konkretisht moshave 25- 35 vjeç.

Nga të dhënat rezulton se kanë ndërruar jetë në 7 vitet e fundit (2014-2020) 1646 persona në aksidentet rrugore.

Sipas ekspertit rrugor Fatmir Hasho, shkelja më e rëndomtë që ndodh në Shqipëri, kryhet nga shoferët dhe është parakalimi i gabuar.

“Në atë qarkullojnë shumë përdorues rruge, mjetë, biçikleta dhe njerëz që kalojnë nga njeri krah në tjetrin. Që nga Shkodra deri në Koplik apo edhe Han i Hotit, shkelja me e madhe është parakalimi i gabuar ku nuk lejohet. Qe nga Shkodra deri në Lezhë, po ashtu nga Miloti deri në Lezhë. Në jug kemi rrugën nga Lushnja deri në Berat, nga Pogradeci në Korçë”-thotë eksperti në një intervistë për median.

Por nuk janë vetëm akset nacionale, vendi ku humbin jetën shqiptarët në aksidente. Nje numër i madh i aksidenteve ndodh dhe në rrugët lokale. Eksperti thotë se në këto rrugë, në ato urbane kryesore e dytësore, shpesh lë për të dëshiruar sinjalistika.

“Nga bashkitë le për të dëshiruar vendosja e sinjalistikës qoftë horizontale, qoftë vertikale, kanë mungesë investimi”.

Për më shumë detaje në lidhje me analizën e të dhënave, mund të klikoni këtu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re