Subscribe

Nëse mendoni se shoferët e rinj në timon kanë probabilitet më të lartë se të tjerët, të përfshihen në aksidente, gaboheni. Të dhënat e përpunuara nga Instituti i Statistikave kanë evidentuar se aksidentet më të shumta kanë ndodhur nga drejtues mjeti me eksperiencë.

 

Në vitet e fundit ata shoferë me mbi 9 vite në drejtimin e makinës janë targetgrupi që kryejnë më shumë aksidente, një fakt që mund të shpjegohet me sigurinë që ndjen drejtuesi në timon.

 

Duke ju referuar të dhënave, individët me afro 10 vjet eksperiencë kanë shkaktuar gati 40 % të aksidenteve, ose 525 të tilla. Ndërsa ata që kanë patur patentë prej vetëm 3 vjetësh, janë përfshirë në 269 aksidente, ose dy herë më pak.

 

Dita e premte shënon ditën e javës me më shumë aksidente, 210 të tilla, ose 6,1 % e tyre. Nga të dhënat rezulton se numri më lartë I ngjarjeve rrugore ndodh gjatë intervalit kohor 19:00-24:00, pasuar nga orari 08-me 12.00

 

Tirana, Fieri Durrësi Lezha janë qytet që kanë regjistruar më shumë aksidenteve, ndërsa qytetet me më pak janë Vlora, Dibra e Berati.