Specialisti i trafikut uban, Gerhard Baka ka folur për aksidentet e ndodhura kohët e fundit në vendin tonë.

 

Në një lidhje direkte në studion e lajmeve në Vizion Plus, Baka tha se policia rrugore është angazhuar dhe po kryen kontrrollë të shumta në pikat e zeza të segmenteve rrugore.

 

“Nuk do e marrim gjënë si rezultat i një dite apo një jave, por muaj për muaj policia rrugore kryen kontrolle të shpeshta në pikate zeza të segmenteve rrygore. Në analizat katër mujore, aksidentet rrugore kanë pësuar një ulje në statistika. Jemi të angazhuar të rrisim parametrat e sigurisë rrugore e të luftojëm me këta kontigjentë rruge”, tha ai.

 

Më tej Baka theksoi se tashmë dixhitalizimi dhe vendosja e radarëve në zonat e banuara ka çuar në ndëshkimin e shumë shoferëve.

 

“Në qëndrat urbane të qyteteve shpëjtësia e lejuar është 30 km në orë. Tashmë falë dixhitalizmit siç është makina poliskan, jemi angazhuar edhe me radar në qendrat e banuara për të ndëshkuar të gjithë shkelësit që nuk repsektojnë normat. Nuk është problem te legjislasioni është problem të ndërgjegjësimi jonë si përdorues rruge. Vetëm muajin e fundit janë më shumë se 200 apo e më shumë shkelës të konstatuar nga radari”, tha Baka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re