Aksidenti fatal tek mbikalimi i TEG-ut që u mori jetën tre të rinjëve ishte ndër më të rëndët e muajeve të fundit.

 

Eksperti i sigurisë Fadil Likaj, në një intervistë për Vizion Plus me gazetarin Esido Barkaj deklaroi se shkak i aksidentit fatal ka qenë shpejtësia shumë e lartë e mjetit. Sipas tij, sinjalistika rrugore në këtë aks paraqitet pa probleme.

 

Eksperti teksa heq nje paralelizëm me vendet e Bashkimit Europian, e sheh të arsyeshme që edhe në Shqipëri drejtuesve të rinj mos u lejohen mjete më shumë se 1200 kubikë.

 

Likaj komentoi edhe 5 ndërshkimet që 20 vjeçari kishte marrë nga policia muajt e fundit.

 

Sipas tij, ndëshkimet për parakalim të gabuar apo përdorim celulari nuk parashikohet në Kodin Rrugor që të hiqet patenta, ndaj dhe për këtë i riu vijontë të ishte i pajisur me patentë.

 

Intervista e plotë me Fadil Likajn:

 

Cilat janë shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë?

Sinjalistika është në rregull, si ajo horizontale ashtu edhe ajo vertikale. Shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë edhe shkaku primar i aksidentit. Duhet edhe studim i mirëfilltë për të kuptuar se sa ka qenë shpejtësia fikse, që u mori jetën 3 të rinjve.

 

 

I riu është dënuar disa herë nga policia. Mendoni se kjo ngjarje do ishte parandaluar ose a duhet të ketë një skedë për problematikët?

 

Në kodin rrugor nuk është i parashtuar parakalim i gabuar apo përdorimi i celurait që ti hiqet leja e drejtimit. Ai ka qenë i rregullt me pjesën e lejes së drejtimit për të drejtuar atë lloj automjeti.

 

 

Drejtuesit e rinj, blejnë automjete të fuqishme. Mendoni se duhet të ketë një rregullim që të mos kenë makina kaq të fuqishme?

 

Po të shikojmë automjetin që u përfshi në aksident ka qenë një Audi A8 i fundit. Në kodin rrugor nuk kemi të përcaktuar që përdoruesit e rinj të automjeteve të mos kenë të drejtë të marrin mjete me kubik të rëndë. Nëse i referohemi vendeve të BE nuk u lejohet që ata të drejtojnë mjete me më shumë se 1200 kubikë.

 

Mendoni se duhet të jetë edhe në Shqipëri?

 

Patjetër, duhet të aplikohet në Shqipëri njësoj siç janë në vendet e BE. Drejtuesit e rinj të mjeteve bëjnë parakalime e manovra të pasigurta. Ata kanë në dorë një armë që nuk e kanë idenë se çfarë mund të shkaktojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re